Sulmuesi i Brescias, Mario Balotelli është përgjigjur i revoltuar, duke tentuar që ta ndalojë abuzimin me ngjyrën e tij të trupit.
Balotelli nuk i duroi më fyerjet raciste në drejtim të tij dhe për një moment e mori topin duke e hedhur atë në drejtim të tribunave.
Incidenti ndodhi në minutën e 54-t dhe ndeshja u pezullua për disa minuta, derisa rifilloi me Balotellin në fushë.
29-vjeçari më pas shënoi gol për Brescian në minutën e 85-të, por që nuk i mjaftoi ekipit të tij, pasi u mund 2:1 nga skuadra e Rrahmanit.