Artisti më i pëlqyer në estradën shqiptare Butrint Imeri, si duket ka vendosur që edhe këtë vit ta nis sezonën me një hit veror, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai numëron me mijëra fansa që me padurim i presin projektet e tij e të cilat nuk janë të pakta.
Butrint Imeri ka gati projektin e ri “Dujëm” dhe ka paralajmëruar se do të vijë për pak ditë.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka ndarë disa sekuenca nga kënga e re, e cila duket të jetë plot ritëm.
Artisti po ashtu publikoi datën e projektit i cili do të jetë gati më 23 qershor.
Fansat e Butrinit po e presin projektin e ri muzikor me padurim dhe janë mjaft të lumtur për rikthimin e tij me një këngë verore.