image Me ndërmjetësim të Kinës, Irani dhe Arabia bien dakord të rihapin ambasadat, shtatë vjet pas ndërprerjes së marrëdhënieve

Botë

Me ndërmjetësim të Kinës, Irani dhe Arabia bien dakord të rihapin ambasadat, shtatë vjet pas ndërprerjes së marrëdhënieve

news image

Irani dhe Arabia Saudite, dy rivalët e mëdhenj të prodhimit të naftës në Lindjen e Mesme, kanë rënë dakord të rivendosin lidhjet dhe të rihapin ambasadat shtatë vjet pas ndërprerjes së marrëdhënieve.

Marrëveshja erdhi pas bisedimeve të ndërmjetësuara nga Kina të mbajtura në Pekin.

“Si rezultat i bisedimeve, Irani dhe Arabia Saudite ranë dakord të rifillojnë marrëdhëniet diplomatike dhe të rihapin ambasadat… brenda dy muajsh”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA, duke cituar një deklaratë të përbashkët.

Riadi ndërpreu lidhjet me Teheranin pasi protestuesit iranianë sulmuan misionet diplomatike saudite në Iran në vitin 2016 pas ekzekutimit saudit të klerikut shiit Nimr al-Nimr.

Rivaliteti midis Iranit me shumicë shiite dhe Arabisë Saudite sunite ka dominuar politikën e Lindjes së Mesme vitet e fundit, duke u përhapur në Siri, Irak, Liban dhe Jemen.

/GazetaSinjali/