image "Më mungon si e çmendur", motra e uron Dua Lipën për datëlindjen e 25-të
[wp-story id="814678"]

Bota e Yjeve

“Më mungon si e çmendur”, motra e uron Dua Lipën për datëlindjen e 25-të

news image

Ylli ndërkombëtar me prejardhje kosovare, Dua Lipa sot feston datëlindjen e saj të 25-të.

Me këtë rast ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj, teksa një prej urimeve më të veçanta është edhe i motrës së artistes.

Ajo vendosi që në ditëlindjen e 25-të të motrës, të publikojë disa fotografi nga e kaluara, kur të dyja ishin shumë të vogla dhe të panjohura për publikun.

“Urime datëlindjen për shoqen time më të mirë! Do të doja të isha atje me ty të të jepja përqafimin më të madh, por këtu janë disa fotografi në të shkuarën. Të dua aq shumë sa më mungon si e çmendur”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e fotografive.

Rina bashkë me prindërit dhe vëllain e vogël ndodhen larg Duas, për pushime në Ulqin.

Ndërkohë, Dua është zhvendosur në Los Angeles me të dashurin e saj, Anwar Hadid. /Gazeta Sinjali/