image Me moton “Mos na prek fjalën”, gazetarët shqiptarë protestojnë nesër kundër ligjit “antishpifje” - Sinjali

Rajon/ Me moton “Mos na prek fjalën”, gazetarët shqiptarë protestojnë nesër kundër ligjit “antishpifje”

news image

Gazetarë dhe aktivistë kanë njoftuar se do t’i bashkohen nesër protestës që do të organizohet përpara Parlamentit kundër paketës antishpifje të propozuar nga Qeveria e Edi Ramës.

Protesta do të nisë në orën 09:30, rreth 30 minuta përpara se në Kuvend të fillojë seanca plenare, ku në rendin e ditës është parashikuar edhe kalimi i kësaj pakete.

Shoqatat e gazetarëve dhe shoqërisë civile kundërshtojnë këtë paketë me pretendimin se ajo nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon Qeveria, por është përpjekje për të kapur median online.

Siç parashikohet në paketë, Autoriteti i Mediave Audiovizive merr kompetenca deri në mbylljen e portaleve nëse gjykon se ka publikuar lajme të rreme apo shpifje. Ndërkohë, kundërshtarët e paketës theksojnë se ky vendim mund të merret vetëm nga Gjykata dhe se asnjë institucion tjetër nuk mund të marrë kompetencat që i takojnë drejtësisë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: