Pas zgjedhjes së Memli Krasniqit, në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë reaguar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, Bajram Gecaj, ka uruar Krasniqin për zgjedhjen e tij si kryetar i PDK-së, duke theksuar se tashmë për PDK-në u bë më mirë se që ishte deri më sot.
“Më mirë se ç’ishte … urime pozita e Kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, djali i mikut tim dhe njërit nga themeluesit e LDK-së!”, ka shkruar Gecaj./Gazeta Sinjali/