image "Me këtë punë e ka mbajtur familjen", flet vëllai i shoferit që humbi jetën në Kroaci

Sociale

“Me këtë punë e ka mbajtur familjen”, flet vëllai i shoferit që humbi jetën në Kroaci

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Në mesin e viktimave nga kompania “Deva Tours”, e kanë konfirmuar për Sinjalin se është edhe njëri nga shoferët.

Sinjali mëson se ai është Naser Sylmetaj i cili është nga Grecina e Hasit, Komuna e Gjakovës.

Rreth kësaj ngjarjeje ka folur edhe vëllai i vogël i shoferit që ka humbur jetën në këtë aksident, Ilir Sylmetaj.

Ai thotë se kompania e autobusëve ku ka punuar i vëllai e ka njoftuar se ai ka vdekur rreth orës 08:30.

“Sot në mëngjes para orës 6:00 kemi kontaktuar me vëllai dhe na ka njoftuar se  kanë arritur shëndoshë e mirë në Austri”, ka treguar për RTV Dukagjinin, Ilir Sylmetaj.

“Gjatë ditës kemi bërë apel te mediat që të mos japin informacione të pasakta në lidhje me këtë tragjedi. Vëllai ka vozitur maksimumi katër deri në gjashtë orë. Në momentin e aksidentit vëllai ka qenë në pushim [derisa autobusi është drejtuar nga shoferi tjetër]. Agjencioni na ka njoftuar se vëllai ka qenë në pushimore në momentin e aksidentit dhe për atë arsye ka mbetur i vdekur në vend”, ka deklaruar Ilir Sylmetaj.

Ai ka shtuar se me këtë punë vëllai i tij e ka mbajtur familjen.

Të vetmen punë e ka pasur këtë. Me këtë punë e ka mbajtur familjen”, ka thënë ai.. /Gazeta Sinjali/