image Tragjedia në Kroaci/ Ky është shoferi që vdiq në aksident

Siguri

Tragjedia në Kroaci/ Ky është shoferi që vdiq në aksident

news image

Dhjetë kosovarë kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, në Slavonski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

Në mesin e viktimave nga kompania “Deva Tours”, e kanë konfirmuar për Sinjalin se është edhe njëri nga shoferët.

Sinjali mëson se ai është Naser Sylmetaj.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur nipi i tij, Besnik Shuti.

“O rahmet të pastë shpirti, o daja Naser Sylmetaj, po ashumë kom pasë dëshirë hala me nejt me ty breee”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/