Përfaqësuesja e Kosovës do të paraqitet në ndeshjen e sotme me një fanellë të veçantë të bër enkas për ndeshjen me Anglinë.
Njoftimin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës.
Fanella e lojtarëve të ekipit të drejtuar nga Bernard Challandes do të jetë e dominuar nga ngjyra e kaltër e kombinuar me të verdhën dhe të zezën ndërsa ka dizjan unik.
Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë fillon prej orës 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Atmosfera në stadium pritet të jetë e jashtëzakonshme, pikërisht ashtu sic ka qenë gjatë ditëve të fundit në kryeqytet.
Kjo do të jetë ndeshja e fundit e Kosovës në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020. / Gazeta Sinjali/