Ecuria e çështjes për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimi, do të vazhdojë më 4 shkurt, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu është bërë e ditur në kalendarin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
“Siç është njoftuar në kalendarin tonë, Konferenca e dhjetë për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të premten, më 4 shkurt, në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali