Ka përfunduar protesta e punëtorëve të Telekomit të Kosovës e cila filloi në orën 13:00, ani pse ishte paralajmëruar të zgjaste 24 orë, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo protestë përfundoi pas takimit të Sindikatës së Pavarur të Postës dhe Telekomunikacionit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
Kryetari i kësaj sindikate, Lamih Balaj tha se Hoti u ka premtuar se asnjë vend i punës në Telekom nuk do të humb.
Po ashtu, kryeministri sipas Balajt ka thënë se çështja e Telekomit është në përgjegjësi të Qeverisë dhe ka kërkuar që të ndërpritet protesta dhe punëtorët të shkojnë në vendet e tyre të punës./Gazeta Sinjali/