image Ndikimi i Sinjalit, nisin hetimet për gjuajtjet me armë ku ishte Haradinaj

Kosovë

Ndikimi i Sinjalit, nisin hetimet për gjuajtjet me armë ku ishte Haradinaj

news image

Tri ditë pas raportimit të Sinjalit, Prokuroria e Pejës ka hapur rast për hetim lidhur me personat e përfshirë në një ndejë në Deçan ku u përdorën armët dhe i pranishëm ishte kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj e vëllai i tij, deputeti Daut Haradinaj.

Prokuroria ka autorizuar policinë që t’i ndërmarrë të gjitha hetimet e nevojshme për identifikimin e kryrësve të mundshëm të veprës penale ” Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, raporton Sinjali.

Në vijim njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Themelore e Pejës, njofton opinionin publik se pas publikimit të shkrimit me datën 11 gusht nga portali online “Sinjali.com” me titullin “Me ‘kallash’ dhe sharkia, ja sesi në Deçan festoi Qeveria”, dhe pas analizimit të video-incizimeve të këtij artikulli, është hapur rast në ketë prokurori dhe njëkohësisht ka autorizuar Policinë e Kosovës që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin e kryerësve të mundshëm në drejtim të veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë.

E gjithë festa e shoqëruar me të shtëna rafale armësh, kishte ndodhur në sy të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës

Pjesëmarrësit “të dehur” nga atmosfera e krijuar nga këngët patriotike, gjuanin rafalë me armë ndërsa plumbat fluturonin mbi kokën e deputetit Daut Haradinaj dhe pjesëmarrësve në ahengun e organizuar me rastin e Ditës së Çlirimit të komunës së Deçanit.