image "Më ka keqtrajtuar", vajza e raporton babain në polici

Siguri

“Më ka keqtrajtuar”, vajza e raporton babain në polici

news image

Një e mitur e ka denoncuar në polici babain e saj, me pretendimet se ai e ka keqtrajtuar fizikisht dhe e ka kërcënuar, raporton Gazeta Sinjali.

E mitura është dërguar për tretman mjekësor në spital, ndërkaq babai i saj është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

Policia njofton se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:03, në Prishtinë./Gazeta Sinjali/