image "Me ju Çlirimtarë", OVL-UÇK jep detaje për protestën e 12 qershorit

Kosovë

“Me ju Çlirimtarë”, OVL-UÇK jep detaje për protestën e 12 qershorit

news image

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste më 12 qershor të këtij viti, në përvjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku përmes një postimi në Facebok ka bërë të ditur se protesta do të mbahet përmes aktiviteteve dhe artit.

“Kemi nderin të ju njoftojmë që me datën 12.06.2021, ora 11, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë”, ka shkruar Klinaku.

Ai më tutje ka thënë se në “këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre. Dil dhe shkruaj mbishkrimin “Me ju çirimtarë” dhe formo figurat e nismëtarëve të Lirisë”.

/GazetaSinjali/