image “Më jep para ose t’i publikoj videot intime”/ Arrestohet i dyshuari që shantazhonte një vajzë në Prishtinë

Siguri

“Më jep para ose t’i publikoj videot intime”/ Arrestohet i dyshuari që shantazhonte një vajzë në Prishtinë

news image

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës dje, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Detyrim”, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se i arrestuari dyshohet se ka detyruar në vazhdimësi një vajzë që t’i japë para, në mënyrë që ai të mos ia publikojë videot intime të saj.

Këto burime bëjnë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gazeta Sinjali pati raportuar se rastin në polici e kishte paraqitur të hënën daja i vajzës./Gazeta Sinjali/