Kombëtarja e Spanjës po kërkon tre pikët e para në sfidën ndaj Polonisë, shkruan Sinjali Sport.
Furia e kuqe është nikoqire e Polonisë në stadiumin e Sevillës “Estadio de La Cartuja”.
Mysafirët barazuan rezultatin në, 1-1.
Futbollisti më i mirë në botë për vitin 2020 Robert Lewandowski ka shënuar me kokë për bërë gjithçka të barabartë në këtë duel.
Gerard Moreno humbi penalltinë tre minuta më vonë.
Alvaro Morata ka shënuar golin e parë në minutën e 26-të nga asistimi i Gerard Morenos.
Spanjë në ndeshjen e parë nuk arriti më shumë se një pikë, në barazimin pa gola me Suedinë, ndërsa Polonia u mposht nga Sllovakia.
Përballja mes Suedisë dhe Sllovakisë u përmbyll me fitoren e skandinavëve 1-0. /Gazeta Sinjali Sport/