Ministri i Punëve të Brendshme , Xhelal Sveçla bashkë me zv/kryeministrin Besnik Bislimi e zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës kanë qëndruar sot në veri të vendit.
Të njëjtit janë bashkuar rreth një tavoline me ushqim e pije, bashkë me zyrtarët policor të cilët vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre në veri të Kosovës.
Sveçla tha se u bashkuan për të festuar 28 Nëntorin me zyrtarët policorë, duke theksuar se me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e zyrtarëve shtetërorë, rrugëtimi është i pandalshëm.