Babai i Ramë Lalës, i cili u shpëtua dje në banesën e shembur në zonën e ish-Kënetës në Durrës, vijon të numërojë orët, pasi nën rrënoja ka ende nipat, mbesën, nënën dhe të vëllain.
“Inshallah janë gjallë! Kam nipër e mbesa, nënën dhe vëllain. Zjarrfikësit e dinë shumë mirë se ku janë”, thotë ai shkurtimisht për A2.
Kërkimet për personat e bllokuar nën gërmadha në godinën katër katëshe të shembur plotësisht vijojnë prej më shumë se 24 orë. Aty mendohet se kanë mbetur të bllokuar 4 fëmijë dhe 2 të rritur.
Në banesë jetonin 3 familje. E moshuara e shtëpisë, Sadetja, me një djalë të paralizuar dhe familjet e 2 djemve të tjerë, emigrantë në Itali. Nën rrënoja është djali i pamartuar, nusja e shtëpisë me 3 fëmijë, (binjakë dhe një djalë) si edhe një vajzë. Dje u nxorën trupat e Sadetes dhe një vajzë të vogël dhe shpëtoi 17-vjeçari Ramë Lala.