image Më e moshuara në botë e infektuar, 103- vjeçarja zyrtarisht u shërua nga koronavirusi

Botë

Botë/ Më e moshuara në botë e infektuar, 103- vjeçarja zyrtarisht u shërua nga koronavirusi

news image

Një grua kineze e moshës 103- vjeçare, Zhang Guangfen u shërua plotësisht nga koronavirusi pas 6 javësh trajtim në Wuhan.

Këtë informacion e ka bërë të ditur mjeku Zeng Yulan, ku sipas tij 103- vjeçarja u shërua falë faktit që ajo nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.

Sipas Chutian Metropolis Daily, 103- vjeçarja u diagnostikua me koronavirus në Liyan Hospital, Tongji Medical College, me 1 shkurt.
Sipas mjekut të saj, ajo u  shërua shpejt për faktin se nuk kishte  probleme të rënda shëndetësore përveç bronkitit të butë kronik.

Gruaja kineze zë vendin e personit më të moshuar në botë që fitoi betejën me koronavirusin./ Gazeta Sinjali/