image Me djalin në krahë, rrëzohet për vdekje nga barriera kufitare SHBA-Meksikë

Botë

Me djalin në krahë, rrëzohet për vdekje nga barriera kufitare SHBA-Meksikë

news image

Një 50-vjeçar nga India humbi jetën në përpjekje për të kaluar kufirin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ra nga një barrierë metalike në kufirin Shtetet e Bashkuara-Meksikë, ndërsa mbante djalin e tij tre vjeçar, i cili mbijetoi.

Viktima, i identifikuar si 50-vjeçari Brijkumar Daxiniprasad, ishte duke u ngjitur mbi një gardh kufitar rreth 10 metra të lartë, ndërsa mbante djalin e tij kur ata ranë në tokë në anën meksikane të kufirit në Tijuana.

Autoritetet e Tijuana-s thanë se gruaja e tij ra gjithashtu nga maja e murit, por pësoi vetëm disa fraktura në krah dhe ijë dhe u dërgua me urgjencë në një spital në San Diego.

Instituti Kombëtar i Migracionit i Meksikës tha se çifti dhe djali i tyre ishin në mesin e një grupi prej 40 migrantësh që po përpiqeshin të kalonin kufirin SHBA-Meksikë pa dokumentacion ligjor.

Tridhjetë migrantë mundën të kalonin kufirin para aksidentit dhe u kapën nga Patrulla Kufitare e SHBA.

Përpjekja për kalimin e kufirit vjen pasi një ligj i shëndetit publik i vendosur për të parandaluar përhapjen e COVID-19 duke kufizuar migrimin në kufijtë veriorë dhe jugorë, është planifikuar të hiqet më 21 dhjetor./A2

/GazetaSinjali/