Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht kolegun e tij të punës në Hekurudhat e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas një sinjalizuesi të Gazetës Sinjali, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht me një boks të metalit viktimën.
Gjithashtu Gazeta Sinjali nga burime brenda policisë së Kosovës merr vesh se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, sipas këtyre burimeve.