Policia ka patrolluar dje në fshatin Romajë të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë patrollimit, Gazeta Sinjali merr vesh se kanë ndalur një veturë brenda së cilës është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me leje të skaduar si dhe një pistoletë me 13 copë fishekë.
Gjithashtu është bërë e ditur se pronari i veturës, mashkull kosovar është intervistuar nga policia dhe më pas është liruar.