image Me apo pa Zidane, mbrojtësi i Bayernit do i bashkohet Real Madridit

Futboll

Me apo pa Zidane, mbrojtësi i Bayernit do i bashkohet Real Madridit

news image

David Alaba do të jetë lojtar i Real Madridit në afatin kalimtar të verës, transmeton Sinjali Sport.

David Alaba do të jetë lojtari i parë që transferohet këtë afat veror tek Real Madridi.

Austriaku do të transferohet si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës tek Bayern Munich.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Alaba do të transferohet pavarësisht çfarë ndodh me të ardhmen e trajnerit, Zinedine Zidane.

Alaba kishte firmosur një parakontratë në prill dhe do të bashkohet me Realin pavarësisht rrjedhës së ndryshimeve në klub.

/Gazeta Sinjali Sporti/