Nga e hëna fillon së zbatuari faza e dytë e rihapjes së vendit pas shfaqjes së pandemisë COVID-19.
Por, aty nuk parashihet rihapja e xhamive. Kjo po i pengon besimtarët të cilët kanë nisur nënshkrimin e një peticioni me të cilin kërkojnë hapjen e faltoreve për faljen e namazëve.
Organizatori i këtij peticioni, Liridon Kurti, thotë se hapja e xhamive mund të bëhet me protokoll, ku sipas tij një pjesë e xhematit mund të falet brenda e kurse pjesa tjetër jashtë.
“Nuk është e domosdoshme që të hapen xhamitë siç janë hapur më parë, por të hapen me protokolle të caktuara. Një pjesë e xhematit mund të falet brenda, kurse pjesa tjetër mund të falet jashtë”, tha Liridon Kurti.
Hapja e xhamive në masat e Ministrisë së Shëndetësisë planifikohej të bëhet gjatë fazës së dytë që nis nga e hëna, por u vlerësua që nuk ka kushte për diçka të tillë./ Gazeta Sinjali/