Më 8 shtator do të mbahet seanca e radhës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Lajmi është bërë publik në faqen e Dhomave të Specializuara të Hagës.
“Sikurse u bë e ditur në Kalendarin e Gjykatës, konferenca e radhës mbi ecurinë në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është planifikuar për 8 shtator në ora 13.30”, thuhet në njoftim.
Në seancë do të diskutohen të gjitha temat që ndërlidhen me shpalosjen e materialeve, hetimet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë e detaje të tjera.