Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës.
Për miratimin e këtij projektligji nuk kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Sipas Kryetarit të Kuvendit, tani ngarkohet komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që në afatet e parapara nga rregullorja e kuvendit të shqyrtojë projektligjin dhe t’i bashkëngjisin edhe rekomandimet. /GazetaSinjali/