Në 107 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor, kur edhe është ditëlindja e tij, në qendër të Fushë Kosovës do të vendoset shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.
“Kam nderin t’ju njoftoj se më datë: 28.11.2019, duke filluar nga ora 14.00, në Fushë Kosovë do të zbulohet shtatorja e komandantit legjendar “ADEM JASHARI”. Prezenca e juaj do të na nderoj në këtë ditë të rëndesishme të kombit tonë. Kjo ngjarje organizohet duke kujtuar rëndësinë e datës 28 Nëntor për kombin shqiptar”, ka shkruar Qeriqi në Facebook.
Kjo shtatore është punuar nga skulptori Agon Qosa.
Për punimin e shtatores së Adem Jasharit, ka pasur konkurs nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, në të cilin Qosa ka marrë pjesë dhe është përzgjedhur për ta punuar.
Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në parkun afër shkollës ‘Selman Riza’ në Fushë-Kosovë./Gazeta Sinjali/