image Më 24 mars mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi

Më 24 mars mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

news image

Seanca e radhës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është caktuar për 24 mars.

Ndërkaq, mbrojtja ka kërkuar që më 22 shkurt të mblidhen për çështjen e mbajtjes në paraburgim të tyre.

Megjithatë, gjyqtari Nicolas Guillou ka thënë se vendimi do të merret më pas për këtë.

“Do të takohemi përsëri më 24 mars dhe do t’iu informoj nëse do të mblidhemi për seancën më 22 shkurt pasi të marr parashtrimet me shkrim të të gjitha palëve”.

Ndërkohë, gjatë seancës që është mbajtur online, avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, lidhur me nxjerrjen sipas rregullës 102 (1) (b), deklaroi se kanë marrë 1 mijë e 954 materiale shtesë.

“Këtë të hënë më 31 janar, kemi marrë kemi marrë 1 mijë e 613 materiale nga ato 1 mijë e 954 që përmenda. Prandaj, është një vënie në dispozicion e këtyre materiale në përputhje me praktikën e zakonshme që bën tashmë prokuroria që thjesht na shkarkon shumë materiale para se të zhvillohet një konferencë para gjykatësit”, ka thënë ai.

Kurse, nga ekipi i mbrojtjes së Kadri Veselit, Annie O’Reiley, tha se mbështesin parashtrimet e mbrojtjes së Thaçit.

“Kërkesa që ka bërë prokuroria në paragrafin e tretë thotë se materialet e mëtejshme janë marrë ose vonë, pra nga fundi i vitit 2021 dhe nga janari 2022 ose thjesht iu ka shpëtuar nga vëmendja. Ne kemi nevojë të marrim prej tyre lidhur me materialet e tjera që do të kenë në zotërim në të ardhmen që t’i shqyrtojmë nëse bien në rregullën 102 (3) apo 102 (1) (3), sepse nuk kemi marrë ndonjë përditësim që prej verës”, tha ajo.

Ndërkaq, Aidan Elys nga ekipi i Krasniqit tha se mbështesin parashtrimet e bëra, kurse për forumin e punës deklaroi se takimi i parë ka ndodhur.

Ndërkaq, prokurorja ka deklaruar se në konferencën e fundit, prokuroria u vu në dijeni të provave materiale shoqëruese dhe dokumentit më pak të redaktuar dhe paredaktuar, që janë pjesë e pakos 154 dhe diskutuan edhe për dy dokumente dhe dokumente tjera të paketës 155.

Ajo tha se të njëjtat dokumente nuk ishin marrë parasysh më parë apo janë anashkaluar kur kanë parashtruar dokumentet e pakos 154 dhe se është e vërtetë që kanë dorëzuar këtë material më 31 janar dhe e kanë bërë që t’ua vënë në dispoziciom mbrojtjes.

Kurse, për shifrën e dokumenteve që u përmendën nga mbrojtja e Thaçit, tha se përfshihen edhe dokumentet që janë dhënë përpara.

Ndërkaq, avokati Kehoe tha se shqetësimi ka të bëjë me dosjen paraprake, nëse ata vendosën që të mos e parashtrojnë me afatin kohor të përcaktuar dhe nuk morën leje.

“Çfarë logjike ka të paturit një urdhri gjykate ndërkohë që nuk respektohet fare. Ata nuk kanë kërkuar leje për ta dorëzuar dosjen katër ditë më pas, prokuroria bën atë që i bën qejfi të bëjë. Kjo është model që prokuroria e përdor, kështu e ka mënyrën e të punuarit”, tha ai./GazetaSinjali/