image Më 15 shtator nënshkruhet marrëveshja Izrael-Emirate të Bashkuara, në Shtëpinë e Bardhë

Botë

Më 15 shtator nënshkruhet marrëveshja Izrael-Emirate të Bashkuara, në Shtëpinë e Bardhë

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, më 15 shtator do të mbajë një ceremoni nënshkrimi për marrëveshjen e Lindjes së Mesme që normalizon marrëdhëniet midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Zyrtarët thanë se delegacionet e larta nga të dy vendet ka të ngjarë të drejtohen nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve, Sheik Abdullah bin Zayed Al Nahyan, vëllai i princit të kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, raporton Aljazeera, transmeton Gazeta Sinjali.

Netanyahu e konfirmoi në Twitter pjesëmarrjen e tij në këtë ceremoni.

“Jam krenar të shkoj në Washington javën e ardhshme, me ftesë të presidentit Trump dhe të marr pjesë në ceremoninë historike të Shtëpisë së Bardhë për të vendosur marrëveshjen e paqes midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe!”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/