image Më 14 shtator mbahet konferenca e radhës për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Drejtësi

Më 14 shtator mbahet konferenca e radhës për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

news image

Konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të martën më 14 shtator.

Kjo është bërë e ditur në kalendarin e Gjykatës Speciale, përcjell Gazeta Sinjali.

Në kalendarin e Dhomave të Specializuara thuhet se konferenca do të mbahet në orën 14:30.

Kujtojmë se Dhomat e Specializuara e konfirmuan aktakuzën ndaj ish-eprorëve UÇK-së u bë më 26 tetor të vitit 2020.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit.

/Gazeta Sinjali/