Dymbëdhjetë iranianjanë ndaluar në Mozambik, pasi janë kapur duke transportuar drogë me anije drejt provincës veriore të Cabo Delgado.
Anija është pikasur të shtunën, në një operacion të përbashkët të ndërmarrë nga marina e Mozambikut dhe Shërbimin Kombëtar të Hetimit Kriminal.
Sipas BBC, pak momente përpara se të arrestoheshin trafikantët i vunë zjarrin anijes. Policia thotë se zjarri arriti të shkatërronte rreth 1.5 ton heroinë që ndodhej në bord.
Ata më pas u hodhën nga anija në Kanalin e Mozambikut. Tre prej tyre humbën jetën, ndërsa 12 të tjerë u shpëtuan nga Marina.
Të dyshuarit, të gjithë më kombësi iraniane, ndodhen të ndaluar në kryeqytetin e provincës, Pemba.