Ministria e Drejtësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, organizatave dhe të tjerëve të cilët posedojnë dokumente dhe dëshmi që përmbajnë fakte, hulumtime të cilat i kanë kryer dhe i konsiderojnë relevante, t’i dërgojnë në e-mail adresën e kësaj ministrie, raporton Gazeta Sinjali.
Të gjithë ata që posedojnë të tilla dëshmi, mund t’i dërgojnë ato në e-mail adresën [email protected].
“Adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës është një ndër prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, prandaj për këtë kërkojmë bashkëpunimin tuaj”, thuhet ndër të tjera në thirrjen e kësaj ministrie./Gazeta Sinjali/