image MD-ja zbret çmimin e pagesës për paraqitjen e provimit të jurisprudencës

Drejtësi

MD-ja zbret çmimin e pagesës për paraqitjen e provimit të jurisprudencës

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka ndryshuar vendimin lidhur me pagesën e kandidatëve për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës, duke e ulur atë për 50%.

Në bazë të këtij vendimi, nga shuma prej 100 euro sa ishte, me vendimin e ri, paraqitja e provimit të Jurisprudencës do të kushtojë 50 euro.

“Në kuadër të kompetencave të mia, sot kam ndryshuar vendimin lidhur me pagesën e kandidatëve për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës. Kemi ulur deri në 50% këto pagesa. Nga shuma 1 00 euro sa kanë paguar deri tani, kemi vendosur që kandidatët që hyjnë në Provim të Jurisprudencës të paguajnë shumën prej 50 euro. Ndër prioritetet tona është po ashtu edhe krijimi i kushteve sa më të mira për juristët e rinj të cilët nesër synojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe që do të japin kontribut në interesin publik”, thuhet në njoftimin e Haxhiut në Facebook.

/GazetaSinjali