image MD e Kosovës dhe Shqipërisë pajtohen të ushtrohet profesioni i avokatit dhe të njihet provimi i jurispudencës në të dy shtetet

Drejtësi

MD e Kosovës dhe Shqipërisë pajtohen të ushtrohet profesioni i avokatit dhe të njihet provimi i jurispudencës në të dy shtetet

news image

Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim homologun e saj të Shqipërisë, Ulsi Manja ku kanë diskutuar për çështjen e vettingut, dhunën në familje dhe nismën për lejimin e ushtrimit të profesionit të avokatit, ndërmjetësuesit si dhe njohjen e provimit të jurispudencës.

Gjatë konferencës të përbashkët për media, Haxhiu tha se përgjegjësia përveç se është politike është edhe historike.

“Adresuam shqetësime të njëjta që kanë të bëjnë në dhunën në familje, dhunën ndaj grave. MD-ja është e nderuar që ka nisur punimet me MD-në e Shqipërisë për realizimin e zotimeve për negociimin e marrëveshjeve të nënshkruara gjatë mbledhjes të dy qeverive”, tha ajo.

Haxhiu shtoi se me marrëveshjen që pritet të finalizohet mes Kosovës dhe Shqipërisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës do t’i mbikëqyrë dënimet e kosovarëve në Shqipëri.

“Një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës obligohen të paraqiten në shërbimin sprovues të Shqipërisë. Me arritjen e kësaj marrëveshje qytetarët e Kosovës do të paraqiten në SHKK:m tha ajo.

Ndërsa shtoi se janë pajtuar për tri nisma të reciprocitetit të lejimit të ushtrimit të profesionit të avokatit dhe ndërmjetësuesit si dhe njohja e provimit të jurispudencës.

/GazetaSinjali/