Kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, në rrjetin e tij social Twitter ka ngacmuar rivalin e tij, Conor McGregor, pas fitores së këtij të fundit ndaj Donald Cerrones.
Pas këtij triumfi, McGregor u bë ylli i parë që fitonte me nokaut në tri kategori të ndryshme, pesha shumë të lehta, pesha të lehta dhe pesha të mesme të lehta.
Khabib, i cili e kishte mposhtur Conorin në kuadër të ‘UFC 229’, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke e ngacmuar rivalin e tij.
Ylli nga Dagestani e ka shpërndarë një imazh, në të cilin shfaqet irlandezi duke humbur në të tria divizionet e përmendura.
Joseph Duffy (në kategorinë e peshave shumë të lehta), Nurmagomedov ( në kategorinë e peshave të lehta) dhe Nate Diaz (në kategorinë e peshave të mesme të lehta) janë luftëtarët e MMA që e kanë mposhtur McGregorin./ Gazeta Sinjali/