image McDonald’s do të largohet nga Rusia pas 30 vjetësh

Botë

McDonald’s do të largohet nga Rusia pas 30 vjetësh

news image

McDonald’s ka thënë se do të largohet nga tregu rus dhe ka filluar një proces për të shitur biznesin, pas 30 vjetësh funksionimi të restoranteve të tyre atje.

Kriza humanitare e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe mjedisi i paparashikueshëm i operimit, kanë bërë që McDonald’s të arrijë në përfundimin se vazhdimi i pronësisë së biznesit në Rusi nuk është më i qëndrueshëm dhe as nuk është në përputhje me vlerat e McDonald’s” thuhet në deklaratë.

Si pjesë e vendimit të McDonald’s për t’u larguar, kompania “po ndjek shitjen e të gjithë portofolit të saj të restoranteve McDonald’s” në Rusi te një blerës vendas, tha ajo, shkruan BBC.

Restorantet e McDonald’s në Ukrainë mbeten të mbyllura ndërsa kompania vazhdon të paguajë pagat e plota për punonjësit e saj në vend.

/GazetaSinjali/