Njëri prej rep-artistëve më të dashur për publikun është padyshim Mc Kresha.
Artisti është tejet aktiv si në muzikë ashtu edhe në rrjete social, në të cilat numëron mijëra ndjekës.
Mc Kresha së fundmi ishte i ftuar në spektaklin e Marina Vjollcës, “Kalifornia”, ku në kuadër të një loje pranoi se ka të dashur.
Rep-artisti tha se e di që Lyrical Son nuk e shkruan emrin e të dashurës së tij, derisa ky i fundit i shkruajti vetëm pesë x. Në këtë moment Mc Kresha shtoi se duhet edhe një x tjetër, duke pranuar publikisht se është në një lidhje dashurie.
Kujtojmë se reperi është përfolur kohëve te fundit për një lidhje të mundshme, madje për datëlindjen e tij në internet u publikua një video ku shihej në shoqërinë e një vajze, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur për publikun./Gazeta Sinjali/