image MC Kresha dhe Singullar publikojnë këngën “KG”

Showbiz/ MC Kresha dhe Singullar publikojnë këngën “KG”

news image

Një pjesë e madhe e estradës shqiptare së fundmi kanë publikuar projektet e tyre më te reja.

Ndër ta janë edhe dy rep- artistët më të kërkuar në industrinë muzikore, Singullar dhe Mc Kresha.

Ndonëse nuk pati ndonjë paralajmim për publikimin e projektit, reperi Singullar e ka bërë të ditur këtë përmes rrjetit social Instgram.

Kënga titullohet “KG” dhe vjen në bashkëpunim me reperin Mc Kresha.

Për muzikën janë kujdesur producentët Bloodychuck dhe Deard Sylejmani, ky i fundit është marrë edhe me miksimin dhe masterizimin e këngës.

Sikurse klipin me reperin Ledri Vula, edhe këtë të fundit Singullar ka vendosur që të xhirohet në New York.