Dy rep-artistët e njohur njëherësh shumë të suksesshëm shqiptarë: Mc Kresha dhe Lyrical Son, kanë publikuar online këngën “Semafori”.
Ky projekt është publikuar vetëm me audio në kanalin zyrtar të PINT në YouTube, transmeton Gazeta Sinjali.
Tekstin e kanë shkruar të dy artistët, ndërsa për beatin është përkujdesur PressPlay.
“Semafori” është pjesë e albumit të fundit të artistëve “United State of Albania”./Gazeta Sinjali/