Një 60 vjeçar nga Vlora dyshohet të jetë mbytur në det mbrëmjen e kaluar pasi kishte hyrë për të peshkuar.
60-vjeçari M.A. kishte hyrë për të peshkuar në vendin e quajtur “Raguna 1” me pushkë sportive dhe nuk ka dalë më nga uji.
Policia e Vlorës dhe polumbarët arritën ta gjenin trupin e peshkatarit vetëm mëngjesin e së enjtes rreth 20 m larg bregut./Gazeta Sinjali/