image Mbyllja totale në Holandë, ambasada e Kosovës ka një njoftim

Diasporë

Mbyllja totale në Holandë, ambasada e Kosovës ka një njoftim

news image

Ambasada e Kosovës në Holandë ka njoftuar se mbyllja totale si pasojë e COVID-19 që do të aplikohet nga sot në këtë shtet do të vlejnë deri më 14 janar.

Nga masat e ndërmarra nga qeveria holandeze shkaku i variantit Omicron përfshijnë mbylljen e një sërë veprimtarish.

“Masat të cilat synojnë parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të variantit Omicron, përfshijnë:- Vetëm dyqanet thelbësore – si supermarketet, dyqanet ushqimore dhe farmacitë – do të mbeten të hapura.- Shkollat do të mbyllen, së bashku me baret, restorantet, kinematë, teatrot, muzetë dhe vendet e koncerteve.- Rregullat do të zbatohen deri më 14 janar.- Të gjitha shkollat do të mbyllen nga e hëna në mëngjes deri të paktën më 10 janar. Kjo vlen edhe për kolegjet dhe universitetet“, thuhet në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se ministrat do të vendosin më 3 janar se kur mund të rihapen shkollat.

“Dyqanet, baret, restorantet dhe ambientet do të jenë të gjitha të mbyllura deri më 14 janar. Përjashtim bëjnë supermarketet, dyqanet ushqimore, optikët dhe specialistët e dëgjimit, bibliotekat, pompat e benzinës, farmacitë, autoshkollat, avokatët dhe noterët. Restorantet, baret dhe kafenetë gjithashtu do të mbyllen”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës.

Për informata më të hollësishme klikoni në këtë link./GazetaSinjali/

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.