image Mbyllet Qendra Mjekësore në Britani - shkak koronavirusi

Botë

Botë/ Mbyllet Qendra Mjekësore në Britani – shkak koronavirusi

news image

Një Qendër Mjekësore në Brighton të Britanisë është mbyllur për shkak se një pjesëtar i stafit është diagnostikuar me koronavirus.

Sipas BBC-së, Qendra Mjekësore është mbyllur si masë parandaluese për të mos e përhapur virusin vdekjeprurës, transmeton Gazeta Sinjali.

Shtetasi britanik, më 6 shkurt, rezultoi pozitiv në testin për koronavirus. Ai kishte udhëtuar në Singapor, nga ku dyshohet se e ka marrë virusin.

Ai tani është i izoluar në një resort në alpet franceze së bashku me pesë persona tjerë të infektuar me këtë virus./Gazeta Sinjali/