image Mbyllet protesta, Qeveria në Shqipëri ulë çmimin e naftës

Shqipëri

Mbyllet protesta, Qeveria në Shqipëri ulë çmimin e naftës

news image

Qytetarët kanë vendosur këtë të shtunë të mbyllin protestën e katërt të tyre përballë kryeministrisë për t’u rikthyer sërish nesër në të njëjtën orë me të njëjtin itinerar.

Edhe pse Qeveria miratoi një akt normativ për uljen e çmimit të karburantit, qytetarët kërkojnë edhe uljen e çmimit të produkteve të tjera.

Pavarësisht nga fakti se protesta u deklarua e mbyllur, disa studentë vijojnë marshimin e tyre, duke u drejtuar për nga Drejtoria e Polcisë së Tiranës. Ata kërkojnë lirimin e të shoqëruarve gjatë tre ditëve të protestës.

Qytetarët të grumbulluar nga disa vende të Shqipërisë, njëzëri thanë se kjo nuk ishte protestë “politike”.

Bordi Kombëtar i Menaxhimit të Hidrokarburëve në përfundim të mbledhjes, thanë burime për Top Channel, vendosi se çmimi i sotëm në treg i naftës nga 223 lekë të shkojë në 217 lekë për liter.

Në protestën e sotme, protestuesit kërkuan nga Qeveria marrjen e masave të menjëhershme për stabilizimin e çmimeve dhe shmangien e abuzimeve në treg. Një kërkesë tjetër e tyre ishte lirimi i disa protestuesve të ndaluar gjatë tre ditëve të mëparshme.

Protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, që janë mbledhur para kryeministrisë, i janë bashkuar edhe personat me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë edhe aktori i njohur, Florian Binaj u ka bërë thirrje figurave publike që të bashkohen në protestën kundër rritjes së çmimeve. Teksa shprehu falënderim për të gjithë pjesëmarrësit në protestë, ai tha se ata përfaqësojnë jo vetëm familjet e tyre, por të gjithë ata që nuk mundën të ishin sot aty. Protestës i janë bashkuar edhe aktori Irgen Çela dhe më herët gazetari Marin Mema.

Çmimi i naftës, brenda 24 orëve, u kushtoi atyre 30-35 lekë më shumë se një ditë më parë.

Nga ana tjetër, aktivistët, nëpërmjet kanaleve online, iniciuan grumbullimet e para.

Pa u mbushur as 24 orë, qeveria e Shqipërisë në një tryezë mblodhi të gjithë furnizuesit e naftës, duke u bërë me dije se do të ngrihet një bord mbikëqyrës pikërisht për ta.

Kjo me qëllimin e vetëm, të mos ketë më çmime abuzive që u rëndojnë xhepave të qytetarëve.

Ndryshe nga ato të mëparshmet, ku qytetarët manifestuan veçmas, në qytete të ndryshme, sot, “Shqipëria” do të mblidhet në sheshin e kryeqytetit.

/GazetaSinjali/