Komuna e Prishtinës ka mbyllur përkohësisht Parkun e Gërmisë, kjo me qëllim që të evitohet rreziku potencial, nga ariu që është vërejtur në orët e pasdites në këtë park, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton komuna ky ari nuk është pjesë e “Parkut të arinjve”.
“Me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër. Apelojmë të respektohet ky vendim dhe të mos frekuentohet Parku i Gërmisë për sigurinë tuaj”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/