image Mbyllet me barazim ndeshja dramatike ndërmjet Tottenhamit dhe Liverpoolit

Futboll

Mbyllet me barazim ndeshja dramatike ndërmjet Tottenhamit dhe Liverpoolit

news image

Tottenham e priti Liverpoolin në derbin e javës së 18-të në Premierligë, raporton Sinjali Sport.

Kjo kryendeshje që e përmbyll këtë xhiro, përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, një duel dramatik që i kishte të gjitha.

Katër gola, 9 kartonë të verdhë dhe një i kuq, raste të shumta, luftë e madhe për top, këto ishin disa nga ato që e karakterizuan këtë ballafaqim.

Kane dhe Son i realizuan golat te vendasit, kurse Jota e Robertson te mysafirët.

“The Reds” gjenden në vendin e dytë në elitën angleze me 41 pikë, gjersa Spurs me 26 pikë janë në pozitën e shtatë. /Gazeta Sinjali Sporti/