Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen të gjithë kufijtë tokësor, përveç për shtetasit e Kosovës.
Ky vendim është marrë në mbledhjen që është mbajtur nga Qeveria e Kosovës.
Kryeministri i Republikes së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë do të kontrollohen dhe do të vetizolohen në një periudhë prej 15 ditëve.
“Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen kufijtë tokësor për ata që hyjnë në Kosovë përveç për shtetasit e Kosovës. Qytetarët do të kontrollohen dhe do të vetizolohen për 15 ditë”, tha Kurti.
Sot janë shënuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë./Gazeta Sinjali/