image Mbyllen qendrat e votimit, të gjithë në pritje të rezultatit

Kosovë

Zgjedhje/ Mbyllen qendrat e votimit, të gjithë në pritje të rezultatit

news image

Qendrat e votimit në Kosovë janë hapur në orën 07:00 dhe sipas kohës së paraparë janë mbyllur në orën 19:00, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, deri në orën 15:00, në votime kanë dalë mbi 29% të qytetarëve.

Gjatë tërë ditës është raportuar për fluks të madh qytetarësh nëpër qendrat e votimit, sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, pjesëmarrja e qytetarëve këtë vit ka qenë më e madhe në votime sesa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Ndërsa, Prokuroria e shtetit ka njoftuar se lidhur me parregullsitë e evidentuara në procesin e sotëm zgjedhor, janë ndaluar 20 persona.

Shumë shpejt në konferencë për media pritet të dalin përfaqësuesit e Komisionit Qëndror Zgjedhor për të treguar numrin e saktë të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit.

/Gazeta Sinjali/