Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK), ka njoftuar se ka filluar zbatimin e vendimit për mbylljen e kufijve për shtetasit e huajë, të cilët duan të hyjnë në Kosovë.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, QKMK ka thënë se mbyllja e kufirit nuk vlen për qytetarët e Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.
“Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga #Kosova”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë ditës së djeshme mori masa shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pas dy rasteve të para që u shënuan në Kosovë. Në kuadër të këtyre masave, u vendos që të bëhet edhe mbyllja e kufijve tokësorë./Gazeta Sinjali/