Ka përfunduar pjesa e parë, në gjysmëfinalen ndërmjet Italisë dhe Spanjës, raporton Sinjali Sport.
Spanja shkoi në pushim të mes pjesëve me epërsi ndaj Italisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, 0-2.
Stuhia e kuqe kaloi në avantazh në minutën e 17-të, me golin e Ferran Torres, i cili e zhbllokoi rezultatin, pas asistimit të Mikel Oyarzabal.
Më pas në minutën e 42-të, kapiteni i Azzurrëve, Leonardo Bonucci, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdha dhe e la kombëtaren me një futbollistë më pak.
Kurse në kohën shtesë, Torres realizoi përsëri, duke e dyfishuar avantazhin e spanjollëve.
Beautiful from Spain as Ferran Torres scores again pic.twitter.com/gGObLDNoaf
— mx (@MessiMX30i) October 6, 2021