image Mbyllen 24 lokale për mos-respektim të masave anti-COVID

Kosovë

Mbyllen 24 lokale për mos-respektim të masave anti-COVID

news image

24 lokale në Kosovë janë mbyllur brenda një jave për shkak të mos respektimit të masave kundër COVID-19, bënë të ditur Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në raportin javor.

Përveç kësaj, AUV-i, ka shqiptuar edhe 184 gjoba, ku 58 janë shqiptuar për persona fizik, ndërkaq 126 për persona juridik.

Sipas këtij raporti, gjatë kësaj jave inspektorët sanitar kanë bërë gjithsej 2 mijë e 413 inspektime në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj e Gjilan.

Ndërsa, gjoba për persona juridik janë shqiptuar po ashtu në Komunën e Mitrovicës 2, Pejë 33, Prizren 24, Ferizaj 15, Gjilan 28. /GazetaSinjali/